Firmosen marrëveshjet e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Turqisë

Po firmosen 7 marrëveshje bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Turqisë, të pranishëm janë edhe kryeministri Edi Rama e presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

Më pas pritet që Rama dhe presidenti Erdogan, të cilët do të mbajnë edhe një konferencë për mediat.

Ndërsa pritet që pas inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut, rreth orës 17:00, Presidenti i Republikës së Turqisë të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë.

Marrëveshjet që firmosen:

1-Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

2-Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

3-Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizimit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletiti dhe Folklorit shqiptar.

4-Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asa shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.

5-Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

6-Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.

7-Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

Të Fundit