Merr leje per Hec ne Kukes, italiani nderton pa leje dhe e perze-Stop-22 Shtator 2021 – Stop
Të Gjitha

Merr leje per Hec ne Kukes, italiani nderton pa leje dhe e perze-Stop-22 Shtator 2021

“Stop” tregon sot, se mosfunksionimi i institucioneve shtetërore është bërë shkak për falimentimin e një biznesi në fushën hidrike. Rasti në fjalë ka të bëjë me një leje ndërtimi për një Hec në fshatin Fshat të Kukësit, dhënë nga MIE.Por në territorin e kësaj leje një firmë tjetër me pronar italian, që operon në të njejtë fushë, ka ndërtuar pa leje, duke u bërë pengesë për zbatimin e projektit të miratuar nga institucionet.Ndërtimi pa leje nuk prishet, edhe pse ka ankesa zyrtare për këtë.Italiani ka punësuar një kompani private, që i ndalon punonjësve të firmës së rregullt, të kalojnë për të shkuar në Hec-in me leje. Ky konflikt ka 3 vjet, që vazhdon dhe policia e Kukësit nuk bën asgjë, megjithëse ka qenë 10 herë në fshat për këtë problem. Inspektori i policisë pranon, se italiani është në shkelje, por ai nuk ka fuqi të veprojë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *