Merr diplomen, i thonë se nuk ke bërë vitin e fundit. Çfarë ndodhi në Fier

Jemi në Fier për problemin e një qytetareje me shkollën e mesme me korespondencë “Janaq Kilica”. Në vitin 2013 ka mbaruar gjimnazin dhe ka dhënë provimet e maturës. Më pas ka marrë dhe diplomën pa listë notash. Kur zonja shkon të tërheqë listën e notave, nuk ia japin, sepse i thonë, se vitin e fundit nuk është paraqitur.Drejtuesit e shkollës nuk kanë informacion, por kur hapëm amzën, u përballëm me një surprizë. Ekziston edhe një tjetër diplomë për këtë ish nxënëse e ndërkohë në amzë janë notat e maturës dhe nuk janë notat e vitit të fundit të gjimnazit.Në ZVA-në e Fierit na thanë, se do të bëhen verifikime, pas të cilave, përgjigja ishte, se diploma është e pavlefshme dhe përgjegjësi duhet të mbajnë ata, që kanë qenë në drejtimin e shkollës.Ndricim Mehmeti, ekspert arsimi, i pyetur për këtë problem, e konsideron anomali dhe antiligjore të gjithë këtë situatë. Prekja e amzës, sipas tij, është vepër penale dhe zonjës duhet t’i sigurohet lista e notave.

Të Fundit