Bilbil Cjapi ka punuar në kompaninë Albpetrol dhe në 2014-ën është pushuar nga puna padrejtësisht. Për këtë arsye ka hapur proces gjyqësor, i përfaqësuar nga avokati Ilir Hasa. Në 2017-ën, Gjykata e shkallës se parë në Fier vendos, që Bilbil Cjapi të dëmshpërblehet me shumën 113 milionë lekë të vjetra. Sipas bashkëshortes së Bilbilit, avokati nuk ka depozituar gjysmën e parave, ashtu edhe sic ishte firmosur akt-marrëveshja. Në 2021-shin, kanë patur djalin sëmurë dhe vëllai i Bilbilit ka shkuar tek avokati për t’i marrë paratë, duke i marrë 5 milionë lekë në emër të të vëllait, të cilit nuk ia dha kurrë. Gramoz Cjapi, vëllai i Bilbilit, është drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat dhe në një audio regjistrim dëgjohet pohimi i avokatit, që tregon, sesi Gramozi, ia mori paratë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]