Humb jetën tragjikisht, Tirana plot me kamera sigurie, prokurorja: Nuk kam ku gjej pamjet!

Më 23 shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjec, banues në Patos, e shtyp makina pranë Kthesës së Patosit.Genti-administratori i një agjencie funerali në Fier, i lidhi familjarët me dajën e vet avokat, Ardian Dauti.Ky avokat ka lidhur disa akt-marrëveshje noteriale me ta, duke marrë përsipër përfaqësimin në të gjitha institucionet, si për cështjen penale, ashtu edhe për dëmshpërblimin.Familjarët, jo vetëm që nuk e njohin, por ai u mbyll telefonin. Pa asnjë komunikim me avokatin, familjarët i janë drejtuar edhe prokurorisë, ku edhe ky institucion, nuk u ka dhënë asnjë informacion lidhur me hetimin.Pas transmetimit tonë, pas shumë kohësh familjarët marrin përgjigje zyrtare nga Prokuroria e Fierit.Organi i Akuzës shpjegon, se janë bërë disa veprime, si: akt ekspertimi autoteknik, aktekspertimi toksikologjik-ligjor, tabela fotografike, janë pyetur disa persona, por prokuroria është në pritje të shqyrtimit të pamjeve filmike.

Të Fundit