Merr 350 mijë Lekë në fasoneri, fëmijet i kërkojnë kurs anglishteje, Stop ndihmon nënën! – Stop
HUMANIZEM, KLIPET

Merr 350 mijë Lekë në fasoneri, fëmijet i kërkojnë kurs anglishteje, Stop ndihmon nënën!

Një javë më parë ishim një orë orë larg Beratit në fshatin Veleshnjë, për t’u takuar me zonjën Anxhela Likaj, e cila prej vitit 2018 ishte zhvendosur në familjen e prindërve. Prej vitesh ajo pret vendimin përfundimtar të gjykatës për zgjidhjen e martesës. Gjykata e Beratit e ka bërë zgjidhjen e martesës, duke ia lënë nënës fëmijët për rritje dhe edukim. Por ky vendim është apeluar nga bashkëshorti i zonjës dhe Anxhela është e detyruar të mbajë fëmijët, prindërit dhe veten me 350 mijë lekë të vjetra nga puna në një fasoneri. Drejtori i Shërbimit Social Berat, Piro Xheblati, na shpjegoi përfitimet, që i takojnë një gruaje kryefamiljare, si ndihmë ekonomike apo bonus qeraje. Por për fat të keq Anxhela Likaj penalizohet, pasi zyrtarisht figuron e martuar.Pas transmetimit tonë zonja Ilnisa Gramshi është ofruar t’u bëjë kurs anglishteje falas tre fëmijëve të Anxhelës, 7, 10 dhe 12 vjec

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *