“Mercenarë shqiptarë po dërgohen në Ukrainë”, Majko: Deklaratë e paprecedentë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov sot ka deklaruar se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina janë dërguar në Donbas, krahinën e Ukrainës të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.

Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i ish kryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes, i Shqipërisë, Pandeli Majko. Ky i fundit e shkruan se kjo është një deklaratë e paprecedentë.

“Sergei Lavrov, Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse ka bërë sot një deklarim të paprecedentë për “mercenarë” shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët po dërgohen në zonën e Donbasit në Ukrainë.

Përpara se Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë të japë shpjegime (në se do ta bëjë)… Kanali Televiziv ËION i Indisë ka bërë një kronikë të veçantë për “hartën” e përkatësisë nacionale të vullnetarëve që kanë shkuar për të ndihmuar Ukrainën.

Njeriu i mençur e bën menjëherë atë çfarë budallai e bën në fund! (Makiavel)”-shkruan Majko.

https://www.facebook.com/100044434629672/posts/495693055255178/?d=n

Të Fundit