Basha: Dialogu me qytetarët, modeli i politikës sonë me fytyrë njerëzore

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë momente nga takimi i mbajtur, me kandidatin për bashkinë e Durrësit, Luan Hoti.

Basha thotë se bashkë me kryetarin e ri të bashkisë Durrës, u diskutua me drejtuesit e bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit për sfidat dhe potencialet e jashtëzakonshme të qytetit.

“Dialogu me qytetarët dhe faktorët ekonomikë është modeli i politikës sonë me fytyrë njerëzore, që dëgjon dhe shërben me qytetari, larg konfliktit, baltosjes dhe gjuhës përçarëse”, shkruan Basha.

Ai shton se kandidati i Partia Demokratike e Shqipërisë për Durrësin është shembulli më i mirë i kësaj kulture politike, që përmes vlerave dhe shpirtit sipërmarrës, do shërbejë me integritet për të garantuar normalitetin e munguar dhe një zhvillim gjithëpërfshirës të qytetit.

Të Fundit