Memaliaj/ Le shtepine per shkolle, bashkia nuk i jep parate e qirase-Stop-15 Korrik 2021 – Stop
Të Gjitha

Memaliaj/ Le shtepine per shkolle, bashkia nuk i jep parate e qirase-Stop-15 Korrik 2021

Jemi në fshatin Komar, njësia administrative Buz, rreth 20 km larg nga Memaliaj. Kemi ardhur për problematikën e qytetarit Xhemil Xhafa. Ndërtesa për të cilën bëhet fjalë, ka funksionuar si shtëpi nga viti ’88 deri në 2016-ën. Në vitin 2018 Xhemili e jep shtëpinë, për të funksionuar më pas si shkollë për nxënësit e fshatit, në këmbim të qirasë.Xhemili tregon, se në atë kohë nuk kishte lidhur një kontratë, pasi nuk kishte certifikatën e shtëpisë. Certifikata ka dalë në 2020-ën dhe ka marrë pagesën për vitin 2020-2021, por jo për 2018-2019. Pagesa, që duhet të marrë, është 50 lekë për metër katror, pra 47 mijë lekë në muaj. Bashkia nuk ia jep, duke e sorollatur.Xhemili thotë, se ka vërtetim nga drejtoresha e shkollës, që e ka përdorur atë ambient si shkollë, që prej vitit 2018.Nënkryetarja e bashkisë i thotë, Xhemilit, se kanë kaluar paratë e vitit 2018, por më pas shprehet, se nuk i takojnë.Ndërsa kryetari i thotë gazetares së emisionit “Stop”, se, nuk e di, si e ka ligji dhe për këtë cështje, do të ketë përgjigje zyrtare. Ai shprehet, se nuk ka qenë kryetar, në kohën kur objekti është dhënë me qira.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *