“Mediat më kanë nxjerrë si njeri të lodhur”, Jenishehri: S’kam nevojë për lekë, kam fuoristradë

Selami Jenishehri, kryetari i partisë së pensionistëve, por edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka treguar ditën e sotme se nuk ka nevojë për rrogën që merr nga Kuvendi.

I ftuar në një emision televiziv deputeti ka theksuar se është pronarë i një prone nga e cila mer 900 mijë lekë qira mujore.

Gazetari i emisionit nuk ka shmangur edhe pyetjet për biçikletën me të cilën lëviz Jenishehri, ku shpesh herë është fotografuar edhe duke shkuar në Kuvend me të.

Lidhur me këtë kryetari i partisë së pensionistëve ka thënë se është preferenciale, teksa sipas tij ka në pronësi dhe një fuoristradë.

“Është një gabim se ne njerëz jemi. Se dhe mediat kanë bërë mediat. Nga ana juaj është gabimi njerëzor. Se unë kam thënë një pensionist është 75-90 vjeç. Ai ka nipër e mbesa të veta. Por ata janë në pension. Janë pensionista që kanë nipa e mbesa që i kanë moshatar. Jo të një brezi.  U kam thënë mediave që i kam falur për këtë që kanë bërë. Më është prish normalin. Se më kanë nxjerrë si një njeri të lodhur. Do bëj kallëzim unë për Metën. Do përfundoi burg. Do i bëj kallëzim penal se ka shpërdoruar detyrën. Marr 9 milion lek në muaj. Jam pronar i një objekti dhe skam nevojë për lekë. Jam me kontratë qiraje. Kam fuoristradë. Po makina të fut Covidin. Ndërsa me biçikletë lëviz në trotuar.”

Të Fundit