Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Stom-Golem të Shkodrës, ku është plagosur me armë zjarri një i moshuar në Shkodrës.
Të tjera detaje janë zbardhur sa i takon dinamikës së ngjarjes së rëndë të një nate më parë në fshatin Stom Golem në Shkodër, ku mbeti i vrarë 76-vjeçari Lulash Qepuri.
Persona të pa identifikuar dhe me maska janë afruar me një automjet në drejtim të lokalit ku ndodhej i moshuari, duke hapur zjarr në drejtim të tij.
Në vendngjarje është ndodhur edhe i biri i tij, i cili ka marrë një armë shootgun dhe është kundër përgjigjur në drejtim të autorëve, të cilët më pas janë larguar në drejtim të paditur.
Më pas, i biri ka telefonuar policinë duke i thënë si i kishin vrarë babanë.
Lulash Qepuri nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur më shumë se 25 gëzhoja armësh si pasojë e përleshjes, ndërsa në momentin kur ka ndodhur ngjarja nuk ka patur lëvizje të shumtë të njerëzve në zonë.
Policia në vendngjarje ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve përreth ndërsa janë marrë në pyetje disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen, teksa nuk ka ende një autor të dyshuar.
Lulash Qepuri rezulton një emër i njohur për policinë.
Ai është arrestuar në vitin 2011, pasi policia gjeti armë zjarri, municione luftarake dhe fara kanabisi gjatë një kontrolli në lokalin dhe banesën e tij.