“Më vjen keq se u martova e re”, 90-vjeçarja bëhet virale me deklaratat e saj në “Tik-Tok”

Një grua 90-vjeçare është bërë virale në rrjetin social “Tik Tok”, pasi tregoi se i vinte keq për diçka që kishte bërë në jetën e saj.

Gjyshja tha mbesës së saj Rachel Dillon se i vjen keq që u martua kaq e re dhe do të donte që të kishte kaluar më shumë kohë duke punuar dhe shoqëruar me njerëz.

“Më vjen keq që u martova shumë e re, takova burrin tim kur isha 13 vjeç dhe ai ishte 15 vjeç dhe u martuam në 17 dhe 19 vjeç,” tha ajo.

Çuditërisht, 90-vjeçarja tha se do të ishte shumë e lumtur edhe nëse nuk do t’i kishte arritur të 90-at.

“Nuk doja shumë t’i arrija të 90-at. Kam arritur mjaft. Kisha gjithçka që doja nga bota. Jam mjaft e lumtur që shkoj të takoj qenin tim të vogël që më pret atje”, u shpreh ajo. Përdoruesit e TikTok lavdëruan gjyshen për pamjen e saj.

“Ajo duket absolutisht e mahnitshme. Kjo është kaq e çmuar. Ajo duket e pabesueshme, ” shkruanin komentuesit. Të tjerë komentuan sensin e saj të humorit dhe këshillat e sinqerta.

Të Fundit