“Audi” përplas këmbësoren te vijat e bardha në Lezhë, gruaja përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Lezhës, në afërsi të tregut. Një automjet tip ‘Audi’ ka përplasur një grua në vizat e bardha.

Gruaja mbeti e plagosur dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

 

Të Fundit