Me pistoletë dhe i maskuar me kapuç, grabitet filiali i Postës Shqiptare në Kamëz

“Më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, në Kamzë, një person ende i paidentifikuar, i maskuar me kapuç dhe mbante një send të dyshuar si pistoletë, është futur në filialin e Postës Shqiptare, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tij”,-njofton polica.

Të Fundit