Me karafila të kuq dhe në krah të familjarëve të viktimave, Rama kryen homazhe për “21 Janarin”

Kryeministri Edi Rama po kryen homazhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kujtim të 4 viktimave të tragjedisë së “21 Janarit” 2011.

I shoqëruar nga familjarët e viktimave, por edhe ministra e deputetë socialistë, Rama i është drejtuar vendit ku u vranë protestuesit, ku ka vendosur karafila të kuq.

Siç shihet dhe nga pamjet, Rama mban në dorë një karafil të kuq dhe një çadër, ndërsa në krah ka një të moshuar, që është familjar i një prej viktimave të tragjedisë.

Pas vendosjes së karafilave, Rama, së bashku me familjarët e viktimave, ka ecur në këmbë deri në Kryeministri, ku kanë hyrë brenda për të zhvilluar një takim miqësor.

Të Fundit