Adoleshentja që u bë fillimisht shoqe me “Lorelën”, shqiptaren që shfrytëzonte të miturat për prostitucion, rrëfeu për mediat greke se si miqësia u kthye në “marrëdhënie pune”. Ajo tha se fillimisht doli në një lokale nate dhe aty pa të tjera vajza që bënin të njëjtën ‘punë’.
Ajo tregon se nuk e njihte shqiptaren, por u miqësua me të përmes mikeshës së saj, po ashtu e mitur.
“Unë nuk i njihja këta persona, mësova nga 17-vjeçarja, të cilën e njihja që në moshën 14-vjeçare, kur nuk e bënte këtë punë. Më pas ajo u josh nga paratë dhe filloi të ‘punonte’. I pëlqente…, e shihte si motër më të madhe [Lorelen]”, ka deklaruar fillimisht ajo.
Ajo tregon se u josh të kryente favore seksuale edhe me të moshuar për shkak të parave.
“Pashë që po bëja para dhe u emocionova. Po merrja 100-150 euro. E bëra për dy javë”, tha ajo.
Roli i “Lorelës” dhe të arrestuarve të tjerë ishte gjetja e klientëve, për të cilët ata mbanin një përqindje të pagesës.
31-vjeçarja shqiptare e quajtur “Lorela në fillim të vitit 2022 kishte krijuar një marrëdhënie miqësore me një 15-vjeçare dhe e ndihmonte të gjente “klientë”.
Ajo është nënë e një fëmije të mitur dhe u arrestua në shtëpinë e saj në Kolonos, ku disa nga fqinjët e saj kishin vënë re kontaktet e “çuditshme” që ajo kishte me nxënëset e zonës.
Personi i dytë i arrestuar javën e kaluar është një 34-vjeçar, shok i “Lorelës”. 34-vjeçarja, nga mesi i prillit 2023, ka rënë në kontakt me të miturën e sipërpërmendur dhe një mike të saj 17-vjeçare në atë kohë, duke i propozuar që t’ua lehtësojë kërkimin për gjetjen e “klientëve” të pasur për takime seksuale me pagesë, ndërsa i fotografonte me të brendshme, duke postuar fotot në një faqe interneti, përmes së cilës liheshin takimet.
Personi i tretë i arrestuar akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dy të miturit në periudhën korrik-gusht 2023 në shtëpinë e tij në Korydallos, duke u paguar atyre shumën prej 100 euro secili.