”Më i bukuri në Mesdhe”, Rama: Si do transformohet Porti i Durrësit (Video) – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

”Më i bukuri në Mesdhe”, Rama: Si do transformohet Porti i Durrësit (Video)

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të mërkure ka publikuar pamjet e maketit të përfunduar të Portit të Durrësit, të krijuar nga studioja urbanistike Emaar Group në Dubai.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama bën me dije se tashmë maketi ndodhet në Portin e Durrësit, aty ku sipas tij, së shpejti do të fillojë ndërtimi i një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut.

“Mirëmëngjes dhe me maketin e përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, që tani ndodhet në Portin e Durrësit, aty ku së shpejti do të nisë të ndërtohet një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *