Ndricim Muça denoncon në “Stop” firmën Kurum, e cila i detyrohet 63 milionë lekë të vjetra. Historia fillon në vitin 2015, kur Ndricimit, aso kohe punonjës sigurie në këtë kompani, iu ofrua, që të hapte një firmë private sigurie, për t’i shërbyer Kurumit. Por pronari i kompanisë së huaj i kërkoi Ndricimit, që për shkak të problemeve financiare, fitimin ta arkëtonte tek “Kurum” me fatura, për t’i marrë paratë në një moment tjetër. Pas 6 vitesh “Kurum”, jo vetëm mohon borxhin, por edhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj Ndricimit dhe djalit të tij brenda ambienteve të biznesit.Gjatë një bisede telefonike arkëtarja e kompanisë, Gerta Hamati, pranon që Ndricim Muça ka depozituar rregullisht fitimet e veta në llogarinë e Kurumit.Nga ana tjetër juristja e Kurum Valbona Koçi, shantazhon Ndricimin, duke i thënë, se do të bëjë cmos nëpër gjykata dhe prokurori, që ai të mos fitojë asnjë cështje ndaj kompanisë borxhlie.Për t’i vënë kapakun kësaj situate, në një tjetër audio-regjistrim, shefi i Financës në Kurum, Arjan Rama mëson punonjësit e sigurisë, që kur të vijë kontrolli tatimor, t’i vonojë e t’i nisë tek ai.
- +355 67 220 8888
- [email protected]