Me doza kanabisi në makinë, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari në Tropojë

Vijon operacioni ”Tempulli” në Tropojë. Një 20 vjeçar është arrestuar në flagrancë me doza kanabisi në automjet.

Sekuestrohen dozat e kanabisit dhe automjeti që përdorte 20-vjeçari, për shitjen e tyre.

Njoftimi i policisë Tropojë:

Tropojë/Vijon me intensitet maksimal, megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”.

Si rezultat i ndjekjes me metoda proaktive, goditet 1 rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në qytetin e Bajram Currit.

U kap në flagrancë me doza kanabisi në automjet, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Procedohet penalisht pasagjeri në automjet, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen dozat e kanabisit dhe automjeti që përdorte 20-vjeçari, për shitjen e tyre.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, i cili ka fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, që prekin kryesisht të rinjtë, është goditur një rast tjetër, si rezultat i ndjekjes me metoda proaktive, për disa javë.

Për këtë rast u arrestua shtetasi:

M., 20 vjeç, banues në Koçanaj, Tropojë, pasi u kap në flagrancë, në qytetin e Bajram Currit, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në të cilën shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, me qëllim shitjen.

Në vjjim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pasagjerin në automjet, shtetasin S. D., 24 vjeç, banues në Koçanaj, Tropojë, për moskallëzim krimi.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

Të Fundit