“Më dënuat pa faj. Tani më dënoni tamam”, Hutra: Hakmarrje ndaj drejtësisë

Dan Hutra, autori i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave në Tiranë, rrezikon burgim të përjetshëm për ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, por edhe për disa vepra të tjera penale.

Kjo i është komunikuar 40-vjeçarit këtë të shtunë nga gjykata gjatë seancës ku do të vendoset për masën e sigurisë, por ai ka deklaruar se nuk i intereson dënimi.

Para gjykatës, Hutra u shpreh se kishte planifikuar çdo gjë, teksa shtoi se kur hyri në banesën e familjes Hysa, pa disa fëmijë që u trembën dhe u tha se nuk ka punë me ta.

Hutra ka refuzuar të mbrohet nga avokati, por për shkak se është detyrim ligjor, gjykata ka caktuar një avokat nga shteti. Ndër të tjera, Hutra pati edhe një kërkesë për gjykatën: “I kërkoj sistemit te drejtësisë, mos i deklaroni të fajshëm kur janë te pafajshëm që të mos shkojmë në masakra të tilla.”

Të Fundit