Një drejtoreshë ekzekutive në Institucionin Financiar JP Morgan, me origjine Shqiptare, është akuzuar për përdorimin e pushtetit të saj për të ngacmuar dhe abuzuar seksualisht një punonjës të ri mashkull, vuri në dukje një raport, duke cituar një padi sipas Daily Mail. Hajdini është akuzuar se ka droguar punonjësin e saj përmes nënshtrimin, abuzimit racor dhe kërcënimin për shkatërrim karriere kur ai refuzoi propozimet e saj. Lorna Hajdini, një ekzekutive e JPMorgan përballet me një padi për sulm të dyshuar seksual. Ajo është akuzuar gjithashtu për detyrimin e bankierit të martuar në “akte seksuale jo konsensuale dhe poshtëruese” për muaj të tërë, pavarësisht se ai i është lutur të ndalet, raportoi Daily Mail, duke cituar padinë.
Për çfarë është akuzuar Lorna Hajdini
Bankieri më tej pretendoi se Hajdini pranoi se e kishte droguar duke përdorur Rohypnol në raste të shumta. Gjatë një takimi, ajo dyshohet se e tall me të sepse kishte ai kishte qarë ndërsa ajo kryente një akt seksual me të kundër vullnetit të tij, përshkruhet më tej në raport. Akuzuesi pretendoi se abuzimi filloi pothuajse menjëherë pasi Hajdini dhe ai filluan të punonin së bashku në pranverën e vitit 2024. Sipas të riut, në fillim të majit 2024, Hajdini e hodhi stilolapsin e saj pranë tavolinës së tij dhe, ndërsa u përkul për ta marrë, duke I fërkuar këmbën dhe duke i kapur pulpën. “Oh, a ke luajtur basketboll në kolegj? … I dua lojtarët e basketbollit… më lagin shumë”, raportohet të ketë thënë ajo sipas pretendimit të ankuesit. Një herë, kur ajo e ftoi për pije dhe ai refuzoi, Hajdini dyshohet se i tha “nëse nuk e bën me mua, do të të shkatërroj… mos harro kurrë, unë të kam në dorë”, shtohej në padi.
I riu gjithashtu pretendoi se Hajdini i kishte bërë dy herë propozim për seks oral. “BJ për ditëlindjeje me djalin ngjyrë? Ai gjithashtu akuzoi Hajdinin se e kishte kërcënuar me ndëshkim profesional. “Do të duhet ta meritosh, lodra ime e vogël arabe”, raportohet t’i ketë thënë ajo kur ai kishte kërkuar rritje në detyrë. Gjatë verës së vitit 2024, Hajdini dyshohet se u shfaq në një ambient ku do të ishte edhe punonjësi i saj. Ajo raportohet t’i ketë thënë “A do të ngrihesh në detyrë në fund të vitit apo jo? A do një të ardhme në JPMorgan? Është kaq e thjeshtë. Nuk e di pse po e kundërshtoni këtë”, sipas padisë. “i frikësuar se znj. Hajdini do të vepronte sipas kërcënimeve të saj për t’u hakmarrë kundër tij, I riu iu bind kërkesave të saj”, thuhet në padi. Hajdini e kërcënoi përsëri nëse nuk do të kryente marrëdhënie seksuale me të, dhe gjithashtu e qortoi për performancën e tij profesionale. “Do të të bëj të paguash… A mendon se do të jesh në gjendje të mirë nëse nuk më ke në krah? Nëse nuk më çmend sonte, do të sabotoj”, thuhet në padi. I riu gjithashtu ka akuzuar JPMorgan se ka mundësuar sjelljen e saj. Një zëdhënës i kompanisë kundërshtoi akuzat e ngritura dhe tha: “Pas një hetimi, ne nuk besojmë se ka ndonjë të vërtetë në këto pretendime”, tha zëdhënësi I JP Morgan. Ndërsa shumë punonjës bashkëpunuan me hetimin, ankuesi refuzoi të merrte pjesë dhe nuk ka pranuar të ofrojë fakte që do të ishin thelbësore për të mbështetur pretendimet e tij.”
Megjithatë, raporti i Mail ka ngjallur shumë interes se kush është Lorna Hajdini.
Hajdini, 37 vjeç, u diplomua nga Shkolla e Biznesit Stern në Universitetin e Nju Jorkut dhe ka qenë me JPMorgan që nga viti 2011, sipas LinkedIn-it të saj. Ajo u ngjit në gradën e analistes për t’u bërë Zëvendëspresidente në vitin 2018 dhe mori postin e Drejtoreshës Ekzekutive për Financën në vitin 2021. Llogaria e saj gjithashtu thotë se jeton në Nju Jork dhe se flet disa gjuhë mes të cilave edhe shqip.



