Ekipet e shpëtimit nxorrën më shumë se 20 trupa nga deti në veri të Senegalit pasi një varkë e ngarkuar me emigrantë që po shkonte për në Evropë u mbyt, tha një guvernator rajonal.
“Pak më shumë se 20 trupa” ishin gjetur, tha përmes telefonit guvernatori rajonal i Saint-Louis, Alioune Badara Samb, duke shtuar se 20 persona të tjerë ishin shpëtuar.
Badara Samb nuk tha se sa pasagjerë ishin në bordin e varkës, por të mbijetuarit thanë se numri mund të ishte në qindra.
Rrreth 300 pasagjerë mendohet se ishin kur varka u largua nga Senegali një javë më parë.
Një tjetër i mbijetuar, Alpha Balde, foli për 200 pasagjerë.
Brigjet e Senegalit janë një pikë nisjeje gjithnjë e më e zakonshme për emigrantët afrikanë që shkojnë në Ishujt Kanarie spanjolle, porti i tyre i hyrjes në Evropë.