Mbyllet pelegrinazhi i 13 të Martave në Laç

Mijëra besimtarë morën pjesë në meshën në Kishën e Shna Ndout ku edhe kaluan natën

Shumë nga ata që kishin ardhur, kanë historinë e tyre. Kjo besimtare dikur vuante nga epilepsia ndërsa thotë se në kishën e Laçit ka gjetur shërim.

“Unë në moshën 15-vjeçare kam qenë e sëmurë me epilepsi. Kam ardhur këtu një muaj me familjen time dhe kam gjetur mrekullinë dhe jam shëruar. Që atë ditë, vij vazhdimisht.”

Të tjerë janë bërë dëshmitarë të mrekullive që kanë ndodhur në këtë vend të shenjtë.

“Kam parë që i kanë ngjit me barrela dhe janë ulur me këmbët e veta, është mrekulli e Zotit.”

Në të martën e fundit të pelegrinazhit kishin ardhur nga qytete të ndryshme, jo vetëm nga vendi por edhe nga rajoni. Nuk janë vetëm katolikë. Kjo është besimtare e fesë islame, por kjo nuk e pengon që të vijë në kishën e Laçit.

“Shumë besoj vallahi, kam kaq vite që vij. Në Mars vij këtu.”

Qytetarët thonë se luten për shëndet dhe mbarësi.

“Besojmë në të madhin Zot!”

“Unë vij nga Janina, kam 5 vjet që vij.”

“Për fenë tonë është vendi më i shenjtë, më i mirë.”

Ata morën pjesë në meshë ndërsa vizituan edhe shpellën e Shna Vlashit. Ashtu siç është traditë, shumë besimtarë zgjodhën të kalojnë natën në kishë.

Pelegrinazhi në kishën e Laçit nis në muajin mars dhe zgjat për 13 të Marta.

Të Fundit