shtrua në një spital në Londër të premten në mëngjes
Mediat e huaja bëjnë me dije se ai do i nënshtrohet një operacioni të prostatës së zmadhuar. Mbreti 75-vjeçar do të trajtohet në Klinikën e Londrës, ku Princesha e Uellsit po shërohet pas një operacioni në bark.
“Mbreti u shtrua sot në mëngjes në një spital në Londër për trajtim të planifikuar. Madhështia e tij dëshiron të falënderojë të gjithë ata që kanë dërguar urimet e tyre gjatë javës së kaluar dhe është i kënaqur të mësojë se diagnoza e tij ka një ndikim pozitiv në ndërgjegjësimin e shëndetit publik”, tha në një deklaratë Pallati.
Mbretëresha Camilla, tha përpara operacionit se Charles është mirë dhe mezi pret të kthehet në punë.
Zakonisht anëtarët e familjes mbretërore nuk i bëjnë publike detajet e sëmundjeve, duke i konsideruar të gjitha çështjet mjekësore private, por Charles donte të bënte public operacionin për të inkurajua.