Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës një ditë pas ngjarjes, 24-vjeçari Gerald Bitri, një nga pesë të plagosurit e përplasjes me armë mesditën e së shtunës në Laç.
24-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra në zonën e legenit dhe ka gjetur vdekjen gjatë natës.
Kujtojmë se përveç Gerald Bitrit, të plagosur mbetën dhe katër të tjerë, konkretisht Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe shitësja ambulante Angjelina Gjezaj.
Sherri mes të rinjve kishte nisur dy ditë më parë (2 maj) dhe vijoj edhe diten e djeshme, ku pikërisht rreth orës 14:00 ata janë përplasur sërish. Pasi janë konfliktuar verbalisht dhe fizikisht, ata kanë nxjerrë armët dhe nga ngjarja mbetën të plagosur; Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe Geri Bitri, ky i fundit tashmë ndërroi jetë te Trauma.
Gjithashtu mbeti e plagosur edhe Angjelina Gjezaj, një shitëse ambulante 58 vjeçe, e cila kishte ndërhyrë për të shuar sherrin mes të rinjve, por një plumb e kapi në këmbë gjatë të shtënave me armën e zjarrit.
Nga veprime hetimore të kryera deri tani, rezulton se konflikti mes te rinjve ka nisur për motive te dobëta, një aksident rrugor me dëme shumë te vogla materiale dhe me pas ka vijuar mes palëve duke përdorur armët e zjarrit.
Sipas policisë, gjatë janë përdorur dy arme zjarri (pistoleta), një arme e ftohtë (përforcues grushti), si dhe dy automjete, te cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Daniel Gjeloshi 27 vjeç ( i cili mbeti i plagosur gjatë konflikti dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën) si dhe Klevis Ndreca 28 vjeç, të dyshuar si autore për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Pas ngjarjes u gjet dhe pistoleta të cilin autori përdori për të qëlluar ndaj pesë personave. Arma e zjarrit u gjet e hedhur në një pellg me ujë, pranë një pallati në ndërtim.