Një vajzë meksikane është vrarë për shkak të një shakaje. Viktima po shëtiste në rrugë e maskuar si nja fantazmë, kur u qëllua me armë zjarri. Ngjarja është filmuar nga një kalimtar i cili ka hedhur më pas videon në rrjete sociale. Policia vendore që po heton, nuk ka dhënë detaje për identitetin e viktimës, përvec moshës së saj, 20 vjec.
Viktima po ecte në një lagje në jug të vendit, e veshur me një fustan dhe vello të bardhë. Përpjekja e saj ishte të ngjante sa më shumë me një personazh makabër të filmit horror latino amerikan: “La Llorona”. Një fantazmë që thuhet se shëtit pa gjetur paqe dhe duke qarë sepse fëmijët e saj kanë vdekur. Sipas folklorit kjo figurë tmerruese është e dënuar që të shëtisë e dëshpëruar nëpër botë, pasi fajësohet se ka mbytur dy fëmijët e saj në një moment zemërimi ,pasi bashkëshorti e tradhëton me një grua tjetër.
Me atë veshje, vajza dëshironte të trembte banorët e lagjes dhe për të bërë akoma më reale shakanë e saj ajo bërtiste vazhdimisht duke kërkuar fëmijët e saj. Në fund ajo u vra nga një banor i frikësuar nga kjo pamje, e që më pas u arratis në panik e sipër.
Forcat e rendit nuk kanë arrestuar ende asnjë person por konfirmojnë se hetimet vazhdojnë në një kohë që filmimi është bërë viral në rrjete sociale. Tragjedia ndodh në një moment në të cilin mijëra meksikanë përgatiten për të festuar ditën tradicionale të të vdekurve dhe Hallouen.