Mirela Kumbaro: Menaxhimi i mbetjeve, prioriteti ynë, t’i lëmë ndjesinë e mirë turistëve që vizitojnë vendin – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Mirela Kumbaro: Menaxhimi i mbetjeve, prioriteti ynë, t’i lëmë ndjesinë e mirë turistëve që vizitojnë vendin

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, tregoi se në miratimin e projekt-buxhetit të vitit 2022 është vendosur në fokus edhe menaxhimi i mbetjeve, sidomos në zonat bregdetare.

Gjithashtu shtoi se do të bëhet rikualifikimi i pikave hyrëse në vend, për t’i lënë ndjesinë e mirë turistëve.

“Detyrimi që kemi para qytetarëve do të jetë e harmonizuar për buxhetin e qeverisë ku do të ketë fond rezervë për mbetjet që do të ecë paralelisht me bashkitë.

Po kështu, në përgatitje të sezonit turistik do të kemi projekt të ri që do të fillojë në krye të vitit 2022, kur do të bëhet rikualifikim në portat hyrëse në Shqipëri, për të dhënë ndjesinë e mirë për turistët. Prioriteti për menaxhimin e mbetjeve, turizmit gjetën vend në buxhetin e vitit 2022”, tha Kumbaro.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *