Lumturi Gjana,56 vjecarja, që i mori 8850 euro një shtetaseje, përmes mashtrimit, duke i premtuar t’i bënte dy pasaporta bullgare për fëmijët, dhe asaj vetë një punë si ndihmëskuzhiniere në kopsht apo cerdhe, ka rënë në prangat e policisë.Në kohë reale, gjatë transmetimit të denoncimit në emisionin “Stop” të së martës, Specialistët e Krimit Ekonomik,në bashkëpunim me ata të Operacioneve Speciale, ndaluan Lumturi Gjanën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.Zonja e drejtuar në redaksinë tonë, tregoi, se në janar 2023, nisi t’i japë shuma me euro Lumturie Gjanës, mësueses së kuzhinës në qendrën e kurseve Akpa, derisa u bënë plot 8850 euro. Edhe pse Lumturia premtoi dy pasaporta bullgare për dy fëmijët e zonjës, eurot u morën dhe pasaportat nuk u bënë kurrë. Zonja e mashtruar kishte shkuar edhe në polici për këtë rast, por u desh transmetimi në Stop, që Gjana të përballej me policinë me pranga në duar, aty ku duhet të kishte vajtur, qysh në denoncimin e viktimës së mashtrimit.
- +355 67 220 8888
- [email protected]