Marine Le Pen: Nëse zgjidhem presidente do heq hixhabin për gratë myslimane

Nëse zgjidhet presidente e Francës, kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, do të ndalojë të gjitha hixhabet dhe do të gjobisë ato që kapen duke i veshur ato. Ashtu si Le Pen, edhe rivali i saj Emmanuel Macron, të cilët garojnë të dy për të qenë në krye të shtetit, u ndeshën me gra me shami, të cilat pyesnin pse zgjedhjet e tyre të veshjeve duhet të përfshihen në politikë.

Një grua e moshuar myslimane e mbuluar me hixhab të bardhë, iu drejtua Le Penit me pyetjen:“Çfarë bën shamia në politikë?”

Kandidatja për presidente u përgjigj: “Ju e dini mirë që gratë në vendet e tjera që nuk mbajnë shami lihen mënjanë, izolohen, gjykohen sepse nuk e mbajnë atë. Në Francë, nuk dua që asnjë femër të gjykohet”.

Kundërshtimi i Le Pen ndaj shamisë ka tërhequr kritika të shumta pasi ka nga ata që mendojnë se do të ishte e rrezikshme për unitetin francez, duke mos pranuar miliona myslimanë francezë.

Ndërsa presidenti aktual Emmanuel Macron është përpjekur të shmangë çështjen e shamisë. Sakaq, shumë myslimanë në Francë mendojnë se fushata presidenciale ka stigmatizuar padrejtësisht besimin e tyre.

Të Fundit