Manja: Vettingu “boshatisi” sistemin gjyqësor, ja si do t’i plotësojmë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në konferencën për arritjet, sfidat dhe objektivat e kësaj ministrie, ndër të tjera ka theksuar sfidën për plotësimin e vakancave në sistemin gjyqësor.

Manja shtoi se kjo sfidë u krijua për shkak të largimeve të prokurorëve dhe gjyqtarëve nga procesi i Vettingut.

“Sfida ngelet plotësimi i vakancave në sistemin gjyqësor për shkak të largimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga procesi i vettingut.

Në funksion të këtij objektivi, sfidë është rritja e numrit të kandidatëve për shkollën e magjistraturës.

Në vitin 2022, ku numër u rrit në 90 nga 60 që u pranonin më parë,” u shpreh Manja.

Sa i përket arritjeve, Manja komentoi situatën e stokun e dosjeve që është krijuar në gjykata. Ai tha se është miratuar një udhëzim nga Këshillimi i Ministrave ku orientohen institucionet shtetërore që duke marrë në konsideratë kriteret e përcaktuara të tërheqin ato rekurse nga Gjykata e Larta për të cilën është dhënë vendimin i prerë nga Apeli.

“Janë rreth 4000 rekurse, që lehtësojnë ndjeshëm stokun e dosjeve”, u shpreh ministri.

Të Fundit