‘Po më vrasin’ motra tregon ngjarjen: Vëllait tim i shkulën zemrën

Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt Barcelonës në Spanjë, për të hedhur dritë mbi vdekjen misterioze të të riut Saimir Sula. Ai humbi jetën në Spitalin Del Mar në Barcelonë. Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain.Spitali konfirmoi vdekjen e 31 vjecarit rreth mesditës së 9 majit 2020. Fillimisht nga Spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por pamjet tregojnë, se Saimir kishte shenja dhune në trup.Instituti i Mjeksisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes.Cështja u referua në Gjykatë në Barcelonë, por ngjarja nuk u zbardh sërish. Avokati i familjes Sula, Carlo Sardinero tregon për “Stop”, zhdukjen, apo mos marrjen e provave kyce për këtë dosje.Pas shumë peripecish, trupi i Saimir Sulës vjen pas 3 javësh në Shqipëri. Familjarët kërkuan bërjen e një tjetër autopsie.Por Instituti i Mjeksisë Ligjore në Tirane nuk mund të bënte dot autopsinë, pasi trupi kishte kaluar në fazën e dekompozimit. Mjekët konstatuan mungesën e zemrës në trupin e pajetë të 31 vjecarit. Shteti Shqiptar regjistroi veprën penale për trafikim të organeve. Prokurorja Suela Salavaci shpjegon, se ka rreth 2 vjet, që janë dërguar 2 letra porosie në Spanjë për të bërë AND-në e zemrës, që autoritetet spanjolle pretendojnë, se e kanë në Spanjë. Prokuroria ka kërkuar edhe kthimin e zemrës në Shqipëri për një test AND-je.

Të Fundit