Manja takon “çunat e Londrës”: Do u sjellim libra në gjuhën shqipe në çdo burg në Britani

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ndodhet në Britaninë e Madhe ku është takuar me disa të dënuar shqiptarë në burgun e Pentovillë.

Nga takimet e zhvilluara atje, sipas ministrit janë dakordësuar për një projekt të shpejtë midis Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe autoriteteve britanike që menaxhojnë burgjet, për sjelljen e librave në gjuhën shqipe në çdo burg ku aktualisht ka shqiptarë të dënuar dhe të paraburgosur.

Në Pentonville vuajnë dënimin e tyre rreth 60 shqiptarë. Takimi me një grup prej 18 të dënuarish shqiptarë në këtë burg, ishte mundësi e mirë për të mbajtur shënim të gjitha shqetësimet e tyre. Pamë nga afër respektimin e të drejtave dhe trajtimin e të dënuarve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Asistenca me përkthimin në gjuhën shqipe, librat shqip, takimet me familjarët dhe respektimi i orëve të ajrimit, ishin disa nga shqetësimet e ngritura nga ana e tyre. Shprehën interesim edhe për marrëveshjen e transferimit të tyre, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri.

Pas takimit, patëm mundësinë që shqetësimet e tyre t’i bisedonim jo vetëm me autoritetet e burgut në Pentonville, por dhe me Damian Hinds, Ministrin e Shtetit për Burgjet, për ta adresuar trajtimin e tyre në nivel të të gjitha burgjeve në Mbretërinë e Bashkuar.

U dakordësuam për një projekt të shpejtë midis Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe autoriteteve britanike që menaxhojnë burgjet, për sjelljen e librave në gjuhën shqipe në çdo burg ku aktualisht ka shqiptarë të dënuar dhe të paraburgosur.

Projekti i edukimit dhe rehabilitimit të tyre dhe mundësia për të ruajtur kontaktet me familjet e tyre në Shqipëri do të jetë pjesë e një projekti në vazhdim, pas zbatimit të marrëveshjes së transferimit.’- njofton Ministria e Drejtësisë.

Të Fundit