Manja: Kompensim financiar për ish-pronarët e pasurive që janë zënë nga ndërtimet pa leje

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se do të kompensohen financiarisht të gjithë ish-pronarët e pasurive të paluajtshme, pronat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet pa leje.

Në komunikimin e vendimit të Këshillit të Ministrave, Manja ka thënë se për këto kompensime në dispozicion është vlera 10 milionë Euro për sipërfaqe rreth 90 mijë metra katrorë.

Ulsi Manja: Sot në Këshillin e Ministrave kemi kaluar një vendim të Këshillit të Ministrave që ka të bëjë me kompensimin financar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e palegalizuara dhe dua t’i citoj kush janë drejtoritë e legalizimeve që kanë akses në këtë projektvendim dhe që ka të bëjë me kompensimin e ish-pronarëve e zonave me legalizime në këto drejtori: Agjencia Shtetërore e Kadastrës Tirana-Veri, Tirana-Jug, Tirana Rurale 1, Tirana Rurale 2, Lezhë, Kamëz, Vorë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Sarandë, Gjirokastër, Kavajë, Shkodër, zonat e stimuluara, Kuçova, Kruja, Korça, Kukësi, Vlora, Fieri.

Të Fundit