Manipulimi i aksidentit/Ekspertet “deformojne” ngjarjen.

Aleks Shtjefani, emigrant prej 25 vitesh në Itali, denoncon në Stop, sesi u manipulua aksidenti i vitit 2017, që i dëmtoi këmbën, për të cilën ka bërë 4 operacione. Por si të mos mjaftonte kjo, tani ai dënohet nga gjykatat dhe prokuroria në bashkëpunim me ekspertët si fajtor i aksidentit, në një kohë, që faktet, provat e filmimet tregojnë të kundërtën.Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 në aksin rrugor Dajc-Lezhë dhe në të u përfshinë shtetasi Aleks Shtjefani, që drejtonte autoveturën Hyndai dhe Mhill Delia, drejtuesi i autoveturës Benz.

Sipas raportit të policisë, kuptojmë, se drejtuesi i automjetit Benz, i cili vinte nga Lezha për në Shkodër, ka qenë në korsinë e gabuar, gjë që ka shkaktuar aksidentin. Gjyqtari Ilir Përdeda e ka bazuar vendimin e tij në akt-ekspertimin e Inxhinierit Mekanik Arben Luzi, i cili është dukshëm një raport i pasaktë.

Në këtë akt mungojnë tabelat fotografike të aksidentit, përllogaritja e shenjave të frenimit dhe zbërthimi i gjithë dinamikës së aksidentit.

Në akt ekspertimin nga grupi i ekspertëve, që u përdor në Apelin Shkodër, vërehen disa parregullsi. Së pari Valmir Nikolli nuk ka licensën si ekspert autoteknik, ndërsa dy ekspertët e tjerë, Ardian Asa dhe Mark Gjonpalaj, janë pjesë e të njejtës studio, c’ka shton dyshimet për manipulimin e raportit të aksidentit.Ata kanë shpikur edhe prezencën e një autoambulance, për të thënë, që automjeti i Aleks Shtjefanit ka dashur të parakalojë ambulancën dhe si rrjedhojë, ka ndodhur përplasja. Por një shkresë nga Spitali i Lezhës hedh poshtë këtë pretendim, duke nxjerrë bllof raportin e ekspertëve.

Të Fundit