Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Twitter, ka bërë me dije se me parapagimin e 3.9 milion dollarëve nga qeveria, Shqipëria është shumë afër sigurimit të dozave të vaksinës.
Ajo theksoi se ky është një lajm i mirë i cili do të realizohet nëpërmjet mekanizmit COVAX.