Manastirliu: Nga 1 dhjetori mësim i alternuar, në klasë dhe online

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se në kuadër të përpjekjeve për të minimizuar përhapjen e COVID-19, i është propozuar Ministrisë së Arsimit që nga datat 1 dhjetor mësimi në shkolla do të zhvillohet i alternuar, në shkollë dhe online.

“Për të minimizuar çdo risk gjatë kësaj periudhe që rriten dhe infeksionet e tjera respiratore dhe për të qenë sa më të kujdesshëm, edhe pse fëmijët nuk vlerësohet të jenë transmetues të lartë të infeksionit nga Sars-Cov2, edhe pse protokollet e sigurisë në tërësi janë zbatuar nga strukturat arsimore, gjë që është refelktuar edhe në shifra, kemi peshuar rëndësinë e këtij ekulibri dhe kemi vendosur: T’i rekomandojmë MASR që nga data 1 dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, në formë tradicionale, pra me prani fizike duke e kombinuar me mësimin në distancë (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore”, bëri të ditur Manastirliu përmes një video-mesazhi.

Të Fundit