Manastirliu: Mjekët mund të bëjnë vizita private, faturën e përcakton bordi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë se mjekët kanë të drejtë të bëjnë vizita private jashtë orarit zyrtar të punës me pacientë që ata zgjedhin, por faturën për shërbimin e përcakton bordi i spitalit.

Një vendim i tillë vjen në kuadër të reformës spitalore dhe çeljes së autonomisë spitalore.

Spitalet që mund ta kthejnë këtë vendin në praktikë janë QSUT-ja, spitali i Durrësit dhe i Shkodrës. Spitalet e tjera do duhen të kenë autonominë spitalore dhe kartën menaxheriale në mënyrë që mjekët të kryejnë vizitat private.

Të Fundit