Mallakaster/ Institucionet i heqin femijet nga duart babait abuzues-Stop-26 Tetor 2021

Për denoncimin e rastit skandaloz të zonjës Fëllënxa Haxhiaj Islamaj, i drejtohemi Shërbimit Social bashkia Mallakastër. Pëllumb Lamaj, përgjegjësi i kësaj strukture, shprehet, se ekzekutimi i vendimit nuk është bërë, pasi nuk kanë pranuar fëmijët. Pasi i vemë në dispozicion videon skandaloze, ku ish bashkëshorti e quan k*rvë zonjën në sy të fëmijëve, situata ndryshon dhe ai thotë, se vendimi do të ekzekutohet.Së bashku me efektivë të komisariatit të Mallakastrës, shërbimin social dhe përmbaruesin udhëtojmë drejt fshatit, ku ndodhet banesa e burrit dhunues dhe arrijmë të marrim fëmijët, për t’i bashkuar me të ëmën.

Të Fundit