Malësi e Madhe, spitali katandiset në urgjencë, mungojnë mjekët. 20 prill 2018 – Stop
Të Gjitha

Malësi e Madhe, spitali katandiset në urgjencë, mungojnë mjekët. 20 prill 2018

Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt Malësisë së Madhe, aty ku 55 mijë banorët e zonës vuajnë mungesën e theksuar të mjekëve në spital.

Pavioni i maternitetit prej më shumë se 3 vitesh nuk është në shërbim të pacientëve, duke u kthyer në këtë mënyrë në një magazinë.

Drejtori i spitalit, Flladjan Hysa tha se ky institucion shëndetësor funksionon më shumë si urgjencë për shkak të mungesës së mjekëve specialistë.

“Ne jemi shërbimi spitalor Malësia e Madhe. Shërben më shumë si shërbim urgjence sepse s’kemi mjekë specialistë. Vijnë për mjekime ditore. Për raste që në nuk i ofrojmë shërbimin e duhur transportohen në Spitalin Rajonal, por ne kemi mungesë mjekësh, infermierësh, si dhe materniteti nuk është funksional për shkak se prej vitesh ka rënë numri i lindjeve”, u shpreh kreu i spitalit të Malësisë së Madhe.

Ai shtoi se në turn gjenden vetëm dy infermjerë dhe një mjek i përgjithshëm që bën mjekun roje, duke bërë maksimumin e tyre.

“Kemi kontakte të vazhdueshme me ministrinë dhe shpresoj, i kemi fjalët e mira për një investim këtu”, e përmbylli drejtori Hysa.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *