Makinat pa siguracione, AMF: Të rriten gjobat, dëmet nga aksidentet do paguhen më shpejtë – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Makinat pa siguracione, AMF: Të rriten gjobat, dëmet nga aksidentet do paguhen më shpejtë

Afatet për dëmshpërblimin e mjeteve që përplasen në rrugë do të shkurtohen.

Një projektligj i ri parashikon ndryshime edhe për pagesat e policave të sigurimit, ndërsa propozohet edhe rritja e nivelit të gjobave për të gjitha mjetet e pasiguruara.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare propozon rritje të nivelit të gjobave për mjetet që nuk pajisen me policë sigurimi. Kërkesa është bërë në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, teksa diskutohej projektligji “për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Projektligji i ri vjen me rregulla të reja për dëmshpërblimet, duke u vendosur afate kompanive të sigurimit bazuar në nivelin e dëmit

Po ashtu, për herë të parë do të aplikohet edhe sistemi bonus-malus, çka nënkupton se drejtuesit e mjeteve që shkaktojnë dëme mund të paguajnë prim sigurimi më të lartë, ndërsa ata drejtues që nuk shkaktojnë dëme prim më të ulët.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *