Makina përplas për vdekje një person në bypass-in e Fierit, prangoset shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit në bypass-in e Fierit. Policia bën me dije se një makinë ka përplasur për vdekje 65-vjeçarin, i cili ende nuk është identifikuar.

Mësohet se në pranga ka rënë i riu i cili po drejtonte automjetin.

Përpos informacioneve nga policia, gazetarja e Klan News Anila Sefa bën me dije se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin kishte mbetur i bllokuar në makinë dhe është dashur ndihma e zjarrfikësve për ta nxjerrë. Megjithatë nuk raportohet që 31-vjeçari të ketë lëndime serioze.

Rreth orës 03:00, në bypass-in e Fierit, automjeti tip “Volvo” me drejtues shtetasin O. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar. U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thotë policia në njoftimin zyrtar.Ç

Të Fundit