Aksident me pasojë një person të vdekur është regjistruar sot në qytetin e Beratit.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, ku shtetasi A. A., 48 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, duke kaluar rrugën, është goditur nga një mjet.
Si pasojë e përplasjes 48-vjecari ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar, pas aksidentit, është larguar nga vendngjarja.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.