“Thua çfarë të duash dhe nuk të hyn gjëmb në këmbë”, Rama: Shqipëria, vendi me lirinë më të lartë të shpifjes – Stop
Lajme, Të Gjitha

“Thua çfarë të duash dhe nuk të hyn gjëmb në këmbë”, Rama: Shqipëria, vendi me lirinë më të lartë të shpifjes

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me ambasadorin e BE, Luigi Soreca ka komentuar disa nga pikat e progres-raportit të KE, ku theksohet se Shqipëria nuk ka bërë progres, dhe një nga çështjet, ku vendi ynë duhet të bëjë më shumë është liria e medias.

Rama është shprehur se nuk është dakord me këtë pikë pasi sipas tij liria e shpifjes në Shqipëri është në nivelin e saj më të lartë.

Ndërkohë që ka theksuar se përsa i përket paketës antishpifje nuk është bërë asnjë lloj hapi më tutje.

“ Unë nuk jam dakord me atë që thotë raporti, nëse ka një vend që mund të thuash çfarë të duash dhe nuk të hyn gjëmb në këmbë, është Shqipëria. Përgjegjësia ime dhe e jona është që të kuptojmë se në këtë familje ka disa koncepte dhe mënyra që ne duhet ti bëjmë tonat, unë e kam filluar nga vetja. Në progres raportin e 2021 unë nuk kam dhënë kontribut, nuk e kam bërë më parë me idenë që t’ju vë në pozitë të vështirë, e kam bërë si një individ që ndihet në të drejtë të vet por në fund të fundit, mua më takon të shtrëngoj dhëmbët. Antishpifjen ne nuk e kemi çuar më para, se për çfarë është shqetësimi nuk ekziston, nëse thonë për pavarësinë e TVSH, është më i pavarur, nuk ka komunikim, janë më të pavarur, këtu liria e shpifjes është në nivelin më të lartë”, tha Rama.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *