Makina përplas 12-vjeçaren në Potam të Himarës

Një fëmijë është aksidentuar nga një automjet në Potam të Himarës.

Mësohet se një makinë Benz e drejtuar nga 39-vjeçari E.Rr. aksidentoi vajzën 12-vjeçare. E mitura është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit shtetasi E. Rr, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të Fundit