Sadetja është motra e thirrur nga Iliri në “Shihemi në Gjyq” për t’i kërkuar asaj firmën për testamentin e prindërve. Në insertin prezantues në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Sadetja shprehet me deklarata të forta kundër vëllait.
Sadete: Ku është ai mafiozi i Italisë që më ka thirrur mua sot? Për çfarë më ka thirrur njëherë, ta di dhe unë? Ku e ka hallin ai? Kur desha unë atë që desha, ai më ktheu kurrizin mafiozi që ka katër vila edhe do hala. Do më shikojë sot mua ai kush jam!
Për këtë deklaratë të Sadetes, Iliri u përgjigj në studio se duart e tij janë “duar punëtori, jo mafiozi”. Kur moderatori Ardit Gjebrea fton Sadeten në studio, ajo refuzon të ulet dhe menjëherë shkon drejt të vëllait duke u përplasur verbalisht me të.
Sadete: Për çfarë më ke thirrur ti mua sot ore?
Ilir: Qysh për çfarë të kam thirrur?
Sadete: Për çfarë më ke thirrur?
Ilir: Ti e di shumë mirë për çfarë të kam thirrur unë.
Sadete: Pse më ke thirrur, çfarë kërkon nga unë?
Ilir: Firmën.
Sadete: Pak po vuaj me këto që kam në shtëpi?
Ilir: Rrugëve? Nuk është faji im, nëna e baba të kanë dhënë burrë.
Sadete: Çfarë burri thua ti ore?
Ilir: Burrë pra, të kanë dhënë burrë. Unë do shikoj familjen time, jo tënden.
Sadete: Po mirë kështu më ndodhi mua, si t’ia bëj?
Ilir: Unë çfarë të të bëj ty? Unë i kam ndihmuar të gjithë…
Sadete: Më fëlliqe ti mua këtu, çfarë kërkon, çfarë do nga unë?
Ilir: Unë desha firmën.
Sadete: Thirri mendjes se na fëlliqe këtu, çfrë do, çfarë do nga unë?
Ilir: Desha firmën tënde dhe shko ulu atje.
Sadete: Firmë unë ty s’të jap sikur në qiell të hipësh ti e unë të zbres poshtë.
Ilir: Unë do ta marr.
Sadete: Fare! Shtëpinë njëherë nuk ke gjë ti gjallë në botë!