“Lumë” gjobash ndaj shoferëve në Tiranë, ndëshkimet më të mëdha për tejkalim shpejtësie

Mbi 9 mijë masa administrative janë vendosur gjatë javës nga ana e policia rrugore në Tiranë përgjatë javës që po lëmë pas. Shumica e masave të vendosura janë për tejkalim të shpejtësisë shoqëruar me masa për përdorimin e celularit dhe mos vendosjes së rripit të sigurimit.

Përmbledhja javore:
Veprimet Penale në Fushën e Qarkullimit Rrugor:

🍺 4 persona të arrestuar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur (Neni 291).
🚓 4 persona proçeduar për drejtim mjeti pa leje (Neni 291).
🚧 1 person i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor (Neni 290).

🚓 Masat Administrative:
🏴‍☠️ 9,389 masa të vendosura gjatë javës.
🌑 59 masa për xhama të zinj.
💨 605 masa për tejkalim shpejtësie.
🔄 188 masa për parakalim të gabuar.
📱 226 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
🔒 322 masa për mos vendosje rrip sigurimi.
🏍️ 140 masa për mos vendosje kaskë.
⚠️ 411 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve.
🛑 14 masa për mosrespektim të ndalesës “Stop”.
🚶‍♀️ 34 masa për sjelljen e këmbësorëve.
🅿️ 6,268 masa për qëndrim të gabuar.
🔹 1,515 masa të ndryshme.

🚫 Pezullime dhe Bllokime:

 

🍺 1 rast për drejtim nën ndikimin e alkolit (Neni 184).
💨 6 raste për shpejtësi të tepruar (Neni 140).
🔹 2 raste për shkelje të tjera.
🚗 8 automjete të bllokuara (3 me targa të huaja, 4 për detyrime të palikuiduara, 1 për mungesë dokumentacioni).

✨ Jemi të përkushtuar në garantimin e sigurisë rrugore për të gjithë. Ju lutemi, respektoni rregullat e qarkullimit për një shoqëri më të sigurt! ✨

Të Fundit