Lulzim Basha homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, ja 5 përfaqësuesit e PD që e shoqërojnë – Stop
Të Gjitha

Lulzim Basha homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, ja 5 përfaqësuesit e PD që e shoqërojnë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka kryer homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve për ‘5 Majin’. Basha ka vendosur kurorë me lule tek monumenti përkujtimor për viktimat e terrorit komunist.

Po ashtu ai përkul edhe para Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit.

Më tej ai vendosi një kurorë me lule edhe në nderim të kapitenit Feti Vogli, që ra në krye të detyrës me NATO-n në Afganistan.

Lule lideri demokrat vendosu edhe tek Dëshmori i Atdheut, Skerdilajd Llagami që ra në luftën për çlirimin e Kosovës.

Ra në sy se Basha ishte i shoqëruar nga 5 përfaqësues të PD, Edmond Spaho, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *