“Dora për PD do të jetë e shtrirë”,Rama në krah të Komisionerit të BE: Diskutim pa asnjë kusht! PS do ta braktisë…

Kryeministri Edi Rama sërish i ka shtrirë dorën opozitës dhe PD për bashkëpunim, kësaj herë në sy edhe të komisionerit të BE-së, Oliver Varhelyi.

Në një konferencë të përbashkët me komisionerin, Rama tha se është i hapur për diskutim me PD, pa asnjë kusht.

“Dua të përsëris që bindja dhe vullneti im është që mandate i tretë të mos i ngjajë dy të parëve në aspektin e luftës së brendshme politike. PS do ta braktisë llogoren e asaj luftë të vjetër bajate, banale, krejt të panevojshme për vendin dhe sa më takon ne do të fokusohemi plotësisht tek punët e mëdha për të cilat jemi votuar dhe do ta mbajmë dorën të shtrirë  pa asnjë ndërprere për PD.

PD është e mirëpritur kurdoqoftë dhe sidoqoftë të kthehet me këmbë në tokë për të hapur një proces diskutimi pa asnjë kusht për të shtyrë sa më shumë përpara punët dhe pa tjetër edhe integrimin evropian të Shqipërisë. Me ndihmën tuaj do të jem edhe unë në gjendje që të qëndroj larg  nga polemikat e lodhshme, të vjetra mes partive, për partitë dhe me partitë. Shqipëria është në një moment me kaq shumë potencial për të kaluar në një nivel tjetër, mandatin e kemi marrë për ta ngjitur në majë dhe gjithë energjia ime dhe koha ime do të jetë në këtë drejtim”, tha Rama.

Të Fundit