Luiza Gega e jashtëzakonshme, vendos rekord kombëtar në Lille të Francës për garën e 5 km

Luiza Gega ka arritur një tjetër hap të madh në karrierën e saj duke vijuar me paraqitjet e shkëlqyera.

Atletja shqiptare ka vendosur një tjetër rekord të ri kombëtar në garën e 5 kilometrave. Në eventin prestigjoz “Semi Marathon” që u mbajt në Lille të Francës, Gega fiksoi kohën e 15 minutave e 16 sekondave, 23 sekonda më pak se rekordi i mëparshëm.

Nëse do ta kishte bërë këtë distancë rruge prej 2 sekondave më pak, Luiza do të kishte thyer edhe rekordin ballkanik të kësaj kategorie. Me këtë rekord të arritur, ajo u klasifikua në vendin e shtatë, por vlen të theksohet se ky rezultat ishte më i miri i arritur nga sportistët evropianë në një aktivitet që pa të konkurronin atletet më të mira të botës.

Luiza Gega mban gjithashtu rekordin e Kampionatit Evropian në 3000 metra me pengesa, ashtu sikurse rekordin e Lojërave Mesdhetare në të njëjtën disiplinë, pa lënë mënjanë edhe rekordin e Kampionatit Ballkanik në 3000 metra.

Të Fundit