“Luftë korrupsionit, pavarësisht rangut apo partisë”, ambasadorja Kim: PD të dalë më e fortë nga procesi i tranzicionit

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim pas një takimi me liderin opozitar, Lulzim Basha, deklaroi se Amerika e di që PD-ja ndodhet në një pozitë të vështirë reformimi, duke shtuar se shpreson që të dalë nga kjo rrugë më e fortë, që të fitojë sërish zgjedhjet.

“E dini të gjithë që SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD. Ne ishim aty kur PD hipi në pushtet për herë të parë dhe shpresoj që të punojmë së bashku kur ajo të vijë në pushtet përsëri.

Demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon.

E kuptojmë fare mirë që PD ndodhet në një pozitë të vështirë, proces tranzicioni, por shpresojmë se do të dalë me të fortë dhe më e bashkuar, që të kthehet dhe të fitojë përsëri zgjedhjet. Gjithashtu dua që të konfirmoj se sa i përket Uashingtonit të jemi serioz në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, jemi të gatshëm që ta sulmojmë atë, pavarësisht rangut, nivelit, apo partisë.”, tha ajo.

Të Fundit